NJOFTIM për të gjithë qytetarët që kanë shitur/blerë mjet dhe nuk kanë bërë ende ndërrimin e pronësisë së mjetit në emër të blerësit

You are here

   

NJOFTIM për të gjithë qytetarët që kanë shitur/blerë mjet dhe nuk kanë bërë ende ndërrimin e pronësisë së mjetit në emër të blerësit! 

Për shkak se lëvizja e qytetarëve është kushtëzuar nga situata e javëve të fundit dhe pamundësisë së shumë qytetarëve jashtë Shqipërisë për t’u paraqitur pranë sporteleve tona, DPSHTRR njofton shtyrjen e afatit të aplikimit të gjobës për blerësit nga data 2 Mars 2020 në një afat të dytë të njoftuar publikisht. 

Për më shumë informacion për ndërrimin e pronësisë së mjetit:
https://www.dpshtrr.al/info-dhe-risi/udhezues-shitblerjet-e-paregjistrua...


Faleminderit për mirëkuptimin!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”