Përfaqësuesit e DPSHTRR pjesëmarrës në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të EUCARIS

You are here

EUCARIS (Sistemi Evropian i Informacionit të Automjeteve dhe Lejeve të Drejtimit), zhvilloi në datat 29 dhe 30 Shtator 2022, Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, në Talin, Estoni, ku pjesë ishin dhe përfaqësuesit e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Temat kryesore ishin: miratimi i progres raportit të vitit 2021; plani i veprimit për 2022-2023; parashikimi financiar për vitin 2023, ndryshimi i procedurës së brendshme të EUCARIS, si dhe shqyrtimi i bashkëveprimit me Shoqatën e Autoriteteve Evropiane të Regjistrimit të Automjeteve EReg. EReg dhe EUCARIS bashkojnë nevojat e autoriteve vendase të regjistrimit të mjeteve dhe krijojnë mundësinë e shkëmbimit të të dhënave në kohë reale mes shteteve të Bashkimit Evropian. Mes vendeve anëtare të Asamblesë së EUCARIS, ishte i ftuar edhe vendi ynë, si një vend kandidat për të qenë pjesë e këtij sistemi Evropian të shkëmbimit të të dhënave, siç janë platformat: Mileage, PRUM, PTI, ERRU, COC, RESPER, TACHO etj. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor po punon, me lobimin dhe mbështetjen e CITA dhe KBA Gjermani, për aksesimin sa më parë të të dhënave të nevojshme për shërbimet e transportit rrugor, direkt nga EReg. 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga