Pyetjet më të shpeshta të qytetarëve - Çregjistrim i përkohshëm i mjetit

You are here

Një nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve që hasen:

Nuk do qarkulloj për një periudhë të konsiderueshme me mjetin. Si të veproj që mos të llogariten detyrimet (paguaj taksat) për aq kohë sa mjeti nuk do përdoret aspak për qarkullim?

ÇREGJISTRIM I PËRKOHSHËM
Ju duhet të paraqiteni pranë drejtorisë rajonale ku banoni dhe të keni me vete:
Dokument identifikimi
Lejen e qarkullimit të mjetit
Targat e mjetit

Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit,
duhet të shlyhen!

Pas çregjistrimit të përkohshëm, ju mund ta bëni sërish aktiv mjetin kurdo që të dëshironi!

Gjatë periudhës që mjeti do qëndrojë i çregjistruar nuk do të ketë taksa vjetore, por vetëm një tarifë shërbimi prej 200 lekësh në vit. DPSHTRR administron dhe ruan dokumentet dhe targat e mjetit pa kosto për një periudhë 5-vjeçare. Pas kësaj periudhe, do të llogaritet një tarifë për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit dhe të targave.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR 

#MIE 

#ZëriYtDëgjohet 

#PyetjeTëShpeshta 

#FAQ

#ÇregjistrimIPërkohshëmIMjetit


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”