Raport Mbi të Ardhurat dhe Shërbimet Janar - Gusht 2022 

You are here

Rezultate Rekord gjatë 8 muajve punë të vitit 2022, duke arritur njëkohësisht rritje të ardhurash e efiçience ndërsa kemi eliminuar shumë praktika dhe kemi ulur tarifa, gjë që ka ulur kostot për qytetarët e subjektet në shumë shërbime, si p.sh.: heqja e vërtetimeve, eliminimi i kontrollit fizik në disa praktika, leja e re e qarkullimit të mjetit me 1 dokument, dublikati me ulje tarife për leje drejtimi, zerimi i tarifave për mjetet elektrike e plug-in, heqja e përkthimeve dhe noterizimeve, heqja e testimit për rinovimet e CAP dhe ulja me 86% e tarifës së rinovimit, ulja e tarifës së kartave të Tahografit, kalimet direkte për shtesat e kategorive të leje drejtimit nga B në D, mjetet historike pa taksa, amortizimi i TVML mbi vlerën e mjetit, zgjatja e afateve të vlefshmërisë për certifikata, licensa e dëshmi, etj.

  •  59% më shumë shërbime të ofruara se në vitin 2018.
  • 1,556 qytetarë/orë të shërbyer, 59% më shumë se në vitin 2018, kur shërbeheshin vetëm 981 qytetarë/orë.
  •  80% më shumë të ardhura se në vitin 2018.
  • 13% më shumë të ardhura se në vitin 2021.
  • 323,380 shërbime risi në Janar- Gusht 2022.
  • 89% më shumë shërbime risi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
  • 188% më shumë të ardhura nga shërbimet risi krahasuar me vitin 2021.

Rezultate të arritura falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të kushteve të punës dhe motivimit të ekipit, sporteleve virtuale, komunikimit dinamik, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës fizike, luftës ndaj rryshfeteve, uljes së debitorëve, rritjes së sigurisë, digjitalizimit, monitorimit, rendimentit, transparencës, fiskalizimit, afrimit me klientin, na rrisin përgjegjësinë për mbajtjen e këtij ritmi të lartë dhe vijimin e sfidave të reja të automotorizimit shqiptar.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga