Rikthimi i Kontrollit Teknik nën administrimin e DPSHTRR – Statistikat e muajit të parë testimit të mjeteve

You are here

Rikthimi i Kontrollit Teknik nën administrimin e DPSHTRR – Statistikat e muajit të parë testimit të mjeteve

Prej 31 Majit, 2021, Kontrolli Teknik është rikthyer nën administrimin e DPSHTRR-ës, ku gjatw muajit tw parw janë testuar 30,145 mjete rrugore nga të cilat:

20,128 Automjete (4 deri 8+1) (66.8%)

6,320 kamiona (21%).

2,132 autobusa (7%).

1,087 rimorkio (3.6%).

393 motomjete (1.3%).

85 mjete ndërtimi/punimi toke (0.3%).

7,331 mjete ose 24.3% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar.
5,986 (81.7%) mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!

1,128 (15.4%) mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve.

217 (2.9%) mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt).

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, i bën thirrje të gjithë qytetarve që të riparojnë brenda afateve ligjore mjetet rrugore nën pronësinë e tyre. Çdo mjet duhet të kontrollohet  përpara çdo udhëtimi.

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4, ju bën direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjete rrugore me probleme teknike ose funksionale. Penalizimet: masa, gjoba, pezullim licensash, por edhe pezullim totalisht i mjetit për qarkullim rrugor.

Denonco çdo anomali të mjeteve rrugore në webin tonë:

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #UljeNdotjeje #RrugëMëTëSigurta #Disiplinim #AutomotorizimiShqiptar