Rritet Flota Ekologjike

You are here

Ecuria e Mjeteve Green në Shqipëri në dekadën e fundit. 

Deri në fund të muajit Korrik të vitit 2022 kishim një flotë prej 3,064 mjete GREEN (Plug-in elektrik dhe Hybrid) ose 3,044 Mjete GREEN më shumë se sa flota e vitit 2012 kur ishin vetëm 20 të tilla (153 herë më shumë).

  • +37% nga viti 2021
  • +152% nga viti 2020
  • +378% nga viti 2019
  • +15220% nga viti 2012

Plot 1208 Mjete All-Electric në Korrik 2022, ose +590% nga viti 2019.

  • +40% nga viti 2021.
  • +145% nga viti 2020.

Plot 347 Mjete 100% Elektrike regjistruar për herë të parë në 7-mujorin Janar-Korrik 2022!

Për incentivimin dhe nxitjen drejt rritjes së flotës green nga akti normativ ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me propozimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga 7 Nëntori 2019, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in, duke zeruar tarifat e mëposhtme:

  • Kontrolli Fizik 1,500 lekë;
  • Leje Qarkullimi Kombëtare 2,100 lekë (para Qershor 2022: 1. Leje Qarkullimi 1,000 Lekë, 2. Certifikatë pronësie 2,000 Lekë);
  • Targat 3,000 Lekë (ose 2,000 lekë për motomjet).

Pra, në total tarifa prej 5,600 lekë (para qershorit 2022 ishte 7,500 lekë) për çdo mjet GREEN mbulohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Gjithashtu, mjetet  u përjashtuan nga pagesa e TVSH-së.

Iniciativa, të cilat përkthehen në shifra konkrete kursimi për qytetarët/subjektet që importuan dhe regjistruan mjetet  nga Tetori 2019 deri në Korrik të vitit 2022.

Rreth 588 milionë lekë të reja janë kursyer nga regjistrimi me tarifa zero dhe nga heqja e TVSH-së.

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga