Së Shpejti Mati me një Qendër Shërbimesh të Transportit Rrugor

You are here

Mati do të bëhet me qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi, për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku marrin shërbim rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vjen në ndihmë komunitetit duke shkurtuar distancat, ulur kostot për sektorin dhe duke i kursyer kohë qytetarëve dhe subjekteve që për kryerjen e shërbimeve me mjetin, për testime, certifikime e praktika të shumta duhet të udhëtonin drejt Peshkopisë, me një distancë rreth 162 km (3 orë e 20 minuta mesatarisht vajtje - ardhje).

Drejtoria e  Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim  me Bashkinë Burrel, ka përcaktuar truallin e duhur, të aksesueshëm dhe të mjaftueshëm, status shtet, dhe po punohet  me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës  për kalimin e truallit në pronësi të kësaj drejtorie, për të vijuar me alokimin e fondit, zhvillimin e projektit të detajuar dhe kryerjen e investimit brenda vitit 2023.

Shërbime publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga