Si të kontrolloni në e-albania Pikët e Patentës suaj?

You are here

Si të kontrolloni në e-albania Pikët e Patentës suaj? (Lejedrejtimi Mjeti Rrugor)

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t'u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejedrejtimit. Sjellja juaj në timon, në qarkullim reflektohet në pikët tuaja, të cilat ju pakësohen kur procedoheni për kundravajtje ose ju rriten kur jeni korrekt!

KUJDES: Me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, heqja e të gjitha pikëve ju çon në Autoshkollë për riedukim si drejtues mjeti!

Hapat që duhet të ndiqni:

• Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania;

• Zgjidhni rubrikën “Transport dhe Automjete”;

• Zgjidhni shërbimin “Pikët e Drejtuesit të Mjetit”;

• Klikoni butonin “Përdor” për të shfaqur informacionin për pikët e drejtuesit të mjetit.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën: helpdesk@e-albania.al

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #eAlbania #PikëtEDrejtuesitTëMjetit #FAQ #ShërbimeOnline #AKSHI #ShtetiDigjital