Sot Automotorizmi Shqiptar Renditet mes Vendeve dhe Shërbimeve Homologe në Rajon

You are here

Automotorizmi shqiptar, i gjymtuar nga rrjedha e historisë ndër vite, sot krahasohet me  krenari me vendet dhe shërbimet homologe në rajon.

Nëse dikur do duhet të prisje me orë të gjata, të dorëzoje dhjetëra dokumente që kushtonin, e mbi të gjitha të gjeje mënyra alternative për të marrë shërbim sa më shpejt, sot në vetëm 30 minuta ju regjistroni mjetin tuaj dhe mbyllni të gjitha procedurat me një kosto prej 6600 lekësh.

Mirëadministrimi gjatë periudhës kohore  2019-2022, risitë, investimet në sisteme digjitale e në logjistikë informatike, përmirësimi i akteve rregullatore, rikonceptimi i shërbimeve e modernizimi infrastrukturor, konsolidimi i entit në çdo aspekt, politikat e duhura me mbështetjen e Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë & Qeverisë Shqiptare, kanë bërë të qendrueshëm progresin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit rrugor, që rezulton në shërbime jetike më ekonomike, më të shpejta, më të thjeshta e praktike dhe shumë më cilësore për qytetarët dhe subjektet.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga