Trajnimi Për e-DPSHTRR Bën Bashkë DPSHTRR, Task Forcën e Transportit Rrugor  dhe Policinë Rrugore

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është bërë së bashku meTask Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore në një trajnim mbi modulin elektronik të punës përmes sistemit eDPSHTRR, në lidhje me kontrollin rrugor të transportit të mallrave dhe të udhëtarëve

Investohet në formimin e kompetencës profesionale të trupave inspektuese, përgjegjëse për mbikqyrjen e respektimit të detyrimeve të Kodit Rrugor dhe Ligjit të Transportit, akteve e normave në fuqi, nga drejtuesit e mjeteve/subjektet/operatorët e licensuar që kryejnë transport rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon Task Forcën e Transportit Rrugor - Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Policisë Rrugore për këtë trajnim të përbashkët dhe bashkëpunimit ndërstitucional duke ndikuar në rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e konsumatorit. 

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga