Vetëm 1 kalues nga 8 të regjistruar në Seancën e 7-të në Testin e Rimarrjes së Leje Drejtimit

You are here

Nga 127 të riregjistruar, në 2 muaj e gjysëm, referuar nga Policia, vetëm 5 kanë rifituar Leje Drejtimin. Vetëm 1 kalues sot në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit pas humbjes së pikëve, në seancën e 7-të që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë, nga 21 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 8 veta.

Nuk ka shpëtim përveç riedukimit për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rezikojnë ata dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë. 

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja.

Mëso  programin e normave të sjelljes dhe ushtrohu me simulim online të Testit të Normave të Sjelljes, në web:

https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/test-category/5

Ose në aplikacion mobile, Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/

 Vlerëso përgjegjësinë e Leje Drejtimit duke zbatuar kodin rrugor, Udhëto i sigurt.

 Libërthi i Shoferit: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/assets/images/liberth.pdf...