Vijon në DPSHTRR Procesi për Akreditimin sipas Standardeve Ndërkombëtare EN ISO / IEC 17024

You are here

Investohet në themelet e punës - ekip dhe shërbim me standarde.

Vijon specializimi i trupave në çdo sektor, me synimin për Certifikimin, për herë të parë, në Standarde Ndërkombëtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor si ent, në çdo hallkë.

Vijon procesi i trajnimit për akreditimin e Organizmave të Certifikimit për Drejtorinë e Drejtuesve të Mjeteve, sipas EN ISO / IEC 17024.

Ky trajnim analizoi rrugën deri në Kontrollin e Drejtorisë së Akreditimit për përshtatjen e Sistemit tonë të Menaxhimit me kërkesat e EN ISO / IEC 17024: 2012. 

U trajtuan tema si: kërkesat themelore të ISO / IEC 17024: 2012 dhe kërkesat strukturore për trupat e certifikimit të personelit, menaxhimi i paanshmërisë, kompetenca e burimeve dhe menaxhimi i të dhënave, procesi i certifikimit të personave/kandidatëve, përmbajtja e certifikatës së konformitetit dhe informacioni publik, skemat e certifikimit që po ngrihen brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, elementet kryesore të skemës së certifikimit, krahasimet midis llojeve të ndryshme të certifikatave të akreditimit (profesione të ndryshme, skema të pronarit), procesi i akreditimit nga DA dhe shembuj të dokumentacionit të hartuar që do zbatohen në këtë drejtori sipas standardit.

Akreditimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor shërben qëndrueshmërisë së cilësisë e sigurisë së shërbimeve të transportit rrugor, rritjes së nivelit organizativ dhe fuqizimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare, me qëllim konsolidimin e Automotorizimit Shqiptar në dobi direkte të qytetarëve.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga