Zëri Yt Dëgjohet/ 1400 anketime gjatë muajit Shtator

You are here

Komunikimi me qytetarët na motivon e ndihmon në përmirësimin e shërbimit.

Gjatë muajit shtator, janë realizuar mbi 1,400 anketime në terren dhe përmes telefonit me qytetarët, si pjesë e rubrikës "Zëri yt dëgjohet" ku janë evidentuar çështje të ndryshme për të cilat duhet të punojmë edhe më shumë për t’i adresuar si: koha e shërbimit, menaxhimi i radhës, si dhe komunikimi me qytetarët në sportel. 

Falenderojmë të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e anketimeve tona me vlerësimet pozitive por edhe me sugjerimet e tyre.

Bravo të gjithë punonjësve të drejtorive rajonale për përkushtimin e tyre në ngritjen e standardeve të shërbimit

Fotot nga takimi me koordinatorët e marrëdhënieve me publikun dhe kryetarët e degëve të burimeve njerëzore të 13 drejtorive rajonale, ku ndamë porosi e udhëzime mbi problematikat ku duhet të përqendrohemi.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga