Zëri Yt Dëgjohet në DRSHTRR Fier

You are here

Vëmendja kryesore e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor shkon tek matja e vazhdueshme e përshtypjeve të qytetarëve e subjekteve, në komunikim të drejtpërdrejtë pasi marrin shërbimin në sportele, në çdo rajonale.

Synimi në vazhdimësi është përmirësimi në cilësi  dhe kjo gjë arrihet vetëm me ndihmën e leximit të realitetit mbi cilësinë e shërbimit. 

Kushtet e pakrahasueshme të punës e të shërbimeve të transportit rrugor sot, nuk do të mjaftonin të vetme pa investuar në monitorim e në kontroll të fortë të cilësisë së çdo procesi e praktike që kryejmë.