Zëri yt dëgjohet në DRSHTRR Tiranë

You are here

Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, ofrohen rreth 40% të shërbimeve në rang vendi. Shpesh paragjykohet transformimi fizik, forma, ajo çka duket, me shprehitë: e mo po lyeni e rregulloni kot se zakonet e prapësitë mbeten! Në fakt nuk është aspak kështu, sepse vëmendja kryesore shkon tek matja e vazhdueshme e përshtypjeve reale të qytetarëve e subjekteve, në komunikim të drejtpërdrejtë pasi marrin shërbimin në sportele, në çdo drejtori rajonale. Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë e vlerëson shumë komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët pasi marrin shërbimin në sportele duke synuar vazhdimisht në përmirësimin dhe në arritjen e leximit të realitetit mbi cilësinë e shërbimit. Kushtet e pakrahasueshme të punës e të shërbimeve të transportit rrugor sot, nuk do të mjaftonin të vetme pa investimin në monitorimin dhe kontrollin e fortë të cilësisë së çdo procesi e praktike që kjo drejtori realizon.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga