Z.Gonxhja/ Kontrolli Periodik i Mjeteve ul Rrezikun në Qarkullim

You are here

Z. Blendi Gonxhja, Drejtor i  Përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka reaguar mbi testin e kontrollit teknik të automjeteve mbi shërbimin e munguar e të cunguar në të shkuarën kur ky kontroll nuk merrej seriozisht.

Ai thekson rëndësinë e mirëmbajtjes së mjeteve duke i kontrolluar periodikisht ato, për difekte e konsum të pjesëve duke mos pritur rezultatet e kolaudimit. Kjo vlen për të gjithë përdoruesit ose zotëruesit që janë ligjërisht të ngarkuar me përgjegjësi, pasi vihet re sjellje indiferente nga ata, duke i lënë automjetet në gjendje të mjerueshme e plot anomali e që mund të behen burim aksidentesh e vrasëses jete.

Z. Gonxhja shpreh se sot këto mjete ngelin; 1 në 3 mjete rrugore nuk e kalon testin e kontrollit teknik. Arsyet e kësaj gjendjeje, sipas tij  lidhen fatkeqësisht edhe me të shkuarën e hidhur të shërbimit, kur kontrolli i duhur ka munguar duke i dhënë kurajo papërgjegjshmërisë. Z Gonxhja siguron se  kohët e fundit shërbimi ka ndryshuar dhe situata të tilla nuk do të tolerohen më kurrë. Rrugë e qytete më të sigurta sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk e kalojnë dot më testin e kontrollit teknik. Sipas tij, ngelësa në kolaudim, jo më rrezik në qarkullim. Rastet e videove dhe fotove të publikuara janë nga kontrolli periodik i mjeteve por edhe nga mjetet që ndalohen pas denoncimeve, sinjalizimeve, lista e zezë dhe gjatë kontrolleve rrugore nga TF e Policia.

 Z. Gonxhja inkurajon të riparoni, sipas afateve ligjore mjetet rrugore dhe të kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi. Ai i referohet edhe kodit rrugor të nenit 71, pika 5 dhe nenit 78, pika 4, nene të cilat ju bëjnë direkt përgjegjës për daljet në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale dhe më pas vijojnë penalizimet si: masa, gjoba, pezullim licensash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi.

Gjithashtu ai nxit të denonconi çdo anomali të mjeteve rrugore dhe çdo indicie akti korruptiv mbi shërbimin, në webin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.