Konkursi Publik për përzgjedhjen e propozimit më të mirë, ishte një hap i bukur, vendimtar e i suksesshëm!

You are here

Konkursi Publik për përzgjedhjen e propozimit më të mirë, mes katër prezantimeve pjesëmarrëse, për koncept-idenë e projektimit të Auto Moto Park Albania, ishte një hap i bukur, vendimtar e i suksesshëm!

Përtej transparencës e procesit demokratik, rëndësi absolute ka përzgjedhja me këmbë në tokë, racionale dhe realiste për kontekstin!

Me përmbushjen e detyrimeve ligjore e afateve proceduriale, do të vijohet me zyrtarizimin dhe nisjen e negocim-hartimit të kontratës eventuale, ku do të mirëspecifikohen fazat, kushtet dhe afatet e dorëzimit të projekt zbatimit! Procesi parashikon edhe që përpara lidhjes së kontratës të kryhet një konsultim, një për një, për të dëgjuar sugjerime, për të verifikuar tê dhëna të reja (psh si Bypass i ri i Elbasanit), për t’u takuar me bashkëpunëtorë, përfitues, grupe interesi, federata, shoqata, organizatorë garash, promotorë eventesh, aktorë të sektorit të motorsportit, tregëtisë e të sigurisë rrugore, si edhe institucione qendrore e vendore. Një komunikim i qartë publik do të ndihmojë për informimin!

Konkursi Publik ka përzgjedhur një koncept ide, jo një projekt final të ngrirë! Konkursi ka vleresuar propozimin teknik, funksional e ideor, duke synuar një projekt final fizibel!

Duke qenë se interesi më i lartë i komunitetit motorsportiv dhe i të apasionuarve të shpejtësisë (që njihen për padurim), lidhet me komponentët e garave dhe, po listoj çfarë përfshin propozimi fitues i “Test & Training - WURZ Design” për draft-projektin e AMP:

  • Cirkuiti kryesor me 10 konfigurime të ndryshme që mund të përdoret paralelisht:
  • I ndarë në 2 seksione (2 loops), ose në 4 seksione (4 loops)
  • Pistë për Roll Racing (Drag)
  • Pistë për Rallycross
  • Cirkuit Butterfly me 6 konfigurime, i përshtatshëm për karting, disa variante drifting, Race of Champions, etj.
  • Qendër stërvitore Offroad Trial
  • 4 module trajnimi për pilotë motorsporti e sigurie rrugore (defensive driving)
  • Qendër Certifikimi për drejtues mjetesh speciale
  • Paddock qendror
  • Qendër Mjekësore
  • Heliport
  • Muzeu Retro
  • Holl automotiv
  • Garazhe/parkime
  • Struktura spektatori
  • DRSHTRR & QKT Elbasan