Po synoni të pajiseni me Leje Drejtimi të kategorive A1, A2, B1 apo B?

Data e lajmit: 20 Jan 2026

Po synoni të pajiseni me Leje Drejtimi të kategorive A1, A2, B1 apo B?

Zgjedhja më e sigurt dhe e besueshme për përgatitjen tuaj teorike është Manuali Zyrtar për Lejet e Drejtimit, i ndërtuar mbi bazën e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe akteve ligjore në fuqi.

Ky program ofron:

Një përmbajtje të unifikuar, të përditësuar dhe të saktë

Njohuri të thelluara mbi sigurinë rrugore, sjelljen e drejtuesve dhe etikën në trafik

Reduktim të rrezikut nga informacioni i pasaktë

Rritje të mundësisë për të kaluar testin teorik në mënyrë të ndershme dhe të suksesshme

Ku mund të gjendet manuali?

- Në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor

- Në të gjitha autoshkollat e licencuara

- Në libraritë në qytetin tuaj

Çmimi: Vetëm 1,000 lekë

Manuali është hartuar për t’i ofruar çdo kandidati përgatitjen e duhur për një drejtim të sigurt, të ndërgjegjshëm dhe në përputhje me rregullat e qarkullimit rrugor.