DPSHTRR e shndërron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit në një hapësirë veprimi, jo thjesht reflektimi.

You are here

Për të katërtin vit radhazi, DPSHTRR e shndërron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit në një hapësirë veprimi, jo thjesht reflektimi.

Pranë Piramidës, edukimi doli nga librat dhe mori formë në rrugë aty ku siguria fillon çdo ditë.

Së bashku me Ekipin e Sigurisë Rrugore, Kryqin e Kuq dhe AFPRA, fëmijët u bënë protagonistë të një përvoje që ndërthur lojën me përgjegjësinë, argëtimin me vetëdijen dhe dijen me jetën reale.

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” dhe fëmijët e kopshtit “Shtëpiza e Lepurushave” sollën energji, kuriozitet dhe zëra të rinj në një narrativë ku edukimi nuk qëndron në bankë por ecën, lëviz dhe ndërton të ardhmen.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”