Shkëmbim përvojash që ngre standardet!

You are here

Shkëmbim përvojash që ngre standardet! 

DPSHTRR mirëpriti një delegacion nga Kosova, i përbërë nga përfaqësues të Drejtoratit për Regjistrimin e Automjeteve, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë kësaj vizite, u prezantuan nga afër organizimi i punës, procedurat e regjistrimit të mjeteve, procesi i prodhimit të targave, si dhe ndërlidhja e sistemeve.

Kjo vizitë shënon një tjetër hap konkret në forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira profesionale mes dy institucioneve homologe.