×
a) Kur aplikanti është pronar i mjetit:
dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë biometrike).
b) Kur aplikanti është përfaqësues i pronarit të mjetit:
dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë biometrike);
prokurë përfaqësimi për kryerje shërbimi.
c) Kur aplikanti është përfaqësues i subjektit që është pronar i mjetit:
dokument identifikimi (kartë identitetit ose pasaportë biometrike) si dhe
Për subjektet e regjistruar në QKB:
konfirmim nga QKB;
autorizim për personin që do të kryejë veprimet, nëse ai nuk është përfaqësues ligjor i subjektit.
Për subjektet e tjera si p.sh. institucionet shtetërore, diplomatike, organizatat jo qeveritare etj.:
fotokopje e NUIS-it (NIPT-it), e njësuar me origjinalin, me vulën zyrtare të institucionit përkatës;
autorizim për personin që do të kryejë veprimet.
d) Kur aplikanti është administrator ose drejtues teknik i agjencisë së licencuar që trajton praktika për regjistrimin e mjeteve:
dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë biometrike);
autorizim përfaqësimi të firmosur nga pronari i mjetit.
Ndërsa kur aplikanti është i punësuar në agjenci kërkohet dhe:
autorizim përfaqësimi të lëshuar nga drejtuesi teknik.
Shënim : Shërbimi për këto agjenci do të kryhet vetëm në Drejtorinë Rajonale që ka në juridiksion adresën e kryerjes së aktivitetit të agjencisë.
e) Kur aplikanti, pronar i mjetit, është shtetas i huaj, rezident në Republikën e Shqipërisë:
lejeqendrimi e vlefshme, e lëshuar nga organet kompetente të ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme.
Kur aplikanti, pronar i mjetit, është person i trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë:
fotokopje kartë identiteti diplomatike/shërbimi, me vulën e ambasadës.