DPSHTRR | Task Forca e Transportit Rrugor | Policia Rrugore

Data e lajmit: 08 Jul 2026

DPSHTRR | Task Forca e Transportit Rrugor | Policia Rrugore

Në aksin Tiranë–Durrës vijojnë kontrollet e koordinuara të Task Forcës së Transportit Rrugor, me qëllim garantimin e zbatimit të kërkesave ligjore, verifikimin e dokumentacionit dhe respektimin e standardeve teknike të mjeteve që qarkullojnë në rrugë.

Angazhimi i përbashkët i DPSHTRR, Task Forcës së Transportit Rrugor dhe Policisë Rrugore synon rritjen e sigurisë rrugore, garantimin e respektimit të detyrimeve ligjore nga drejtuesit dhe operatorët, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e një qarkullimi të sigurt dhe të përgjegjshëm.