Brenda Muajit Nëntor Nisin Punimet për Ndërtimin e Poligonit të Parë Publik të Testimit Praktik për Leje Drejtimi

You are here

Poligoni i parë publik i testimit praktik për leje drejtimi dhe qendra e parë edukative digjitale e simulimeve virtuale për leje drejtimi, do të ndërtohet në Fushë-Prezë, Tiranë.

Pas blerjes së truallit, alokimit të fondit për investimin dhe projektim e prokurim, tashmë lidhet kontrata për ndërtimin që nis brenda muajit nëntor.

Një tjetër vepër për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për simulime reale dhe virtuale, ushtrime e prova të epokës digjitale, objektiv i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor që bëhet realitet.

Një tjetër investim, 100% nga vetëfinancimi si ent, që provon rëndësinë e fokusit tonë tek rritja e cilësisë së procesit të testimit për leje drejtimit, monitorimit dhe transparencës, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me autoshkollat dhe kursantët për lejedrejtimi. 

Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të leje drejtimit.

Projekti parashikon e-Monitorim ajror por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, kompleks funksional ditën e natën, eficiencë energjitike e karikim mjetesh elektrike me energji diellore, parkime ndihmëse, sinjalistikë e mjete simulimi, instalime bashkëkohore dhe ambiente pritjeje.

Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të shërbejë edhe për programet edukative të sigurisë rrugore, orë këndi i trafikut dhe aktivitete mësimore shtesë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga