Prej disa vitesh lobimi dhe të ndihmuar nga anëtarësimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor prannë CITA (Komiteti Ndërkombëtar i Inspektimit të Automjeteve), vjen drita jeshile nga EUCARIS (Sistemi Europian i Informacionit për Automjetin dhe Lejen e Drejtimit), për shkëmbimin e të dhënave (mjete & leje drejtimi) nga ky sistem evropian edhe për vendet jashtë Bashkimit Europian, nëpërmjet instrumentit EREG(Shoqata e Europiane e Mjeteve dhe Autoriteve të Regjistrimit te Drejtuesve të Mjeteve).
Prezantimi i trupës EREG ( Shoqata e Europiane e Mjeteve dhe Autoriteve te Regjistrimit te Drejtuesve të Djeteve), u bë nga përfaqësuesja e EUCARIS, Zj. Idske Dijkstra, në Bruksel të Belgjikës, në konferencën ndërkombëtare të CITA-s (Komiteti Ndërkombëtar i Inspektimit të Automjeteve), ku si ent anëtar, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndoqën me interes takimin.
Objektivi kryesor i EREG( Shoqata e Europiane e Mjeteve dhe Autoriteve të Regjistrimit te Drejtuesve të Mjeteve) është të bëjë bashkë regjistrimin e automjeteve, dhe me fokus:
- Të dhënat në automjet;
- Inovacionin dhe e-shërbimet qeveritare mbi transportin rrugor;
- Qëndrueshmërinë dhe mjedisin;
- Shkëmbimin ndërkombëtar të të dhënave të mjeteve dhe drejtuesve.
Aktualisht ekspertët IT-së pranë EUCARIS (Sistemi Europian i Informacionit për Automjetin dhe Lejen e Drejtimit) kanë hartuar skedat teknike dhe arkitekturën e sistemit dhe brenda pak muajsh do të kryhet implementimi.
Më në fund, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së shpejti do të operojë për çdo shërbim që përpunon të dhëna të huaja mbi mjetin, por dhe drejtuesin e mjetit, në kohë reale dhe informatikisht; direkt, jo manualisht, duke eliminuar subjektivitetin, vonesat, burokracitë e kostot e komunikimeve shkresore.
Regjistrat e mjeteve dhe të drejtuesve të mjeteve do të aksesohen automatikisht, në çastin e gjenerimit të një verifikimi apo të një kartele regjistrimi e shërbimi.
Me përmbylljen e këtij procesi, Shqipëria sa i takon Automotorizimit dhe Shërbimeve të Transportit Rrugor integrohet plotësisht në Bashkimin Europian, si edhe gobalisht në rrjetin ndërkombëtar.