Keni një makinë që ka mbetur e papërdorur për vite me radhë? 

You are here

Keni një makinë që ka mbetur e papërdorur për vite me radhë? 
Lëreni të lirë hapësirën dhe procedurat e komplikuara, duke kryer ÇRREGJISTRIMIN E PËRHERSHËM TË MJETIT! 

Paraqituni pranë Drejtorisë Rajonale të zonës tuaj me këto dokumenta: 
- Dokument Identifikimi;
- ⁠⁠Lejen e Qarkullimit ose Certifikatën e pronësisë së mjetit (nëse nuk jeni i pajisur me lejen e re të qarkullimit);
- ⁠Targat e mjetit; 
- ⁠Vërtetimin RBS; 
- ⁠Certifikatën e shkatërrimit; 
- ⁠Denoncimin nga Policia e Shtetit, në rast humbje/ vjedhje të dokumenteve ose targës/targave të mjetit. 

 Mos harroni: Para çregjistrimit, duhet të jenë shlyer të gjitha detyrimet financiare. 
Një hap i thjeshtë që ju kursen kohë, hapësirë dhe shqetësime në të ardhmen.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”