Miratohet VKM "Për kompensimin financiar të TVMP. të vitit 2020..."

Data e lajmit: 06 Jul 2020

Miratohet VKM Nr.527, datë 10.6.2020 “Për kompensimin financiar të Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura, të vitit 2020, për mjetet e destinuara për transport udhëtarësh, të kategorive M2”dhe“M3”.

Nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170,194,500 lekë (ose 1,4 milionë euro) përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë autobus (mbi 8+1):

  • Transport qytetës,
  • Transport rrethqytetës,
  • Transport ndërqytetës,
  • Shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),
  • Ndërkombëtar të rregullt,
  • Transport për personele,
  • Transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!


Subjekteve përfituese, që kanë kryer pagesën e TVMP-së për vitin 2020, kompensimi do t’u bëhet sipas radhës së datës së pagesës së ardhshme, duke i zbritur detyrimin përkatës të paguar tashmë!
Nuk përfitojnë nga ky vendim të gjitha subjektet që rezultojnë debitore dhe nuk kanë kryer pagesën e TMVP-së për vitet paraardhëse. Përjashtimisht, këto subjekte përfitojnë vetëm nëse paguajnë detyrimet e prapambetura brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, pra 5 Gusht 2020!

Ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë!

Shkarkoni VKM-në e plotë më poshtë.