Nga data 15 Tetor maska mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në çdo veprimtari jashtë banesës!

You are here

Nga data 15 Tetor 2020, maska mbrojtëse bëhet e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, në mjedise të mbyllura apo të hapura. Barriera (maska) mbrojtëse ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nga individë të infektuar.

Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së ka rregulla strikte për zbatimin e protokollit higjieno-sanitar të COVID-19. 

VINI RE! Këtu do të gjeni disa rregulla të prezantuara shkurt:

  • Pranohen VETËM qytetarët e pajisur me maska!
  • Rezervoni online takimin në sportel (DRSHTRR Tiranë-Kashar dhe DRSHTRR Durrës): www.dpshtrr.gov.al
  • Respektoni radhën dhe distancën 1.5-2 metra nga njëri-tjetri!
  • Dezinfektoni duart dhe shmangni kontaktin!

MBRONI VETEN DHE TË TJERËT!