Një histori suksesi në digjitalizim për DPSHTRR!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është një histori suksesi në digjitalizimin e shërbimeve të transportit rrugor, ku nga 4 shërbime të çala online në fund të 2018-ës, sot kemi 77 shërbime online për qytetarët dhe subjektet, në platformën e qeverisjes digjitale dhe në web. 1,825 % më shumë. Vetëm përmes platformës e-Albania ka një rritje me +1,200% të aplikimeve online të DPSHTRR krahasuar me vitin 2018. Falë rikonceptimit dhe sistemeve të reja, për vitin 2021 janë hequr nga sportelet fizike duke kaluar online ose eliminuar krejtësisht plot 2,403,603 shërbime. Gjithashtu falë gjenerimit elektronik të dokumentave pa ardhur më në sportele, vetëm gjatë vitit 2021, për 344,599 dokumenta me vulë digjitale, u janë kursyer qytetarëve dhe subjekteve/bizneseve 17,229,950 km rrugë, 1,206,097 lt karburant dhe 28,717 ditë pune.Revolucioni Digjital në shërbimet e transportit rrugor, në tërësi për vitin 2021 krahasuar me si ishte shërbimi në vitin 2018, i ka kursyer qytetarëve 16.2 milionë Euro. Kjo shënon një rekord historik investimi në digjitalizim, sisteme operative, pajisje informatike, në vitin 2021 me +3,236% krahasuar me vitin 2018! Provë e vendosmërisë sonë për transformim epokal të Automotorizimit Shqiptar dhe lehtësim të shërbimeve për qindra mijëra drejtues mjetesh.
Digjitalizimi sjell mirëqenie ekonomike, respekt për mjedisin, ulje trafiku, rritje cilësie jete, kursim kohe dhe mirëadministrim!

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga