Plani pilot i 4 Terminaleve financim dhe administrim nga DPSHTRR!

You are here

   

DPSHTRR angazhohet konkretisht për financim dhe bashkëadministrimin e 4 Terminaleve pilot të Transportit të Udhëtarëve! Me synim për fuqizimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse e turizmit, sigurisë dhe formalizimit të tregut, mbështetjes për sektorin e transportit rrugor dhe në funksion të Platformës Kombëtare e-Transport e të implememtimit të fiskalizimit dhe biletave elektronike, që i shërben direkt qytetarëve dhe vizitorëve të huaj për miliona transferta me autobuz çdo vit! Këshilli ynë Drejtues dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë miratuar pilotimin e këtij projekti për 4 bashki: Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Gjirokastra! Sipas Institutit të Transportit, Qarku Shkodër ka një volum total prej 3,402,749 transfertash në vit, Qarku Vlorë 4,946,480, Qarku Elbasan 5,642,462, Qarku Gjirokastër 1,846,754 udhëtarë! Në total për të katërt këto qarqe volumi i transfertave në vit është 15,838,445! Frekuencë e cila pritet të rritet nëse modernizojmë kushtet e infrastrukturën! Puna ka nisur me njoftimin zyrtar për bashkëpunimin me këto 4 bashki dhe me hulumtimin e mundësive për vendin, truallin e domosdoshëm për Terminal, sipas udhëzimit të MIE në fuqi. Secilës bashki do t’i jepet një afat për të shprehur vullnetin dhe dakordësinë, me qëllimin që ky pilotim të arrijë më së pari në ato komunitete ku administrata vendore nuk ka plane alternative dhe ku sigurohen kushtet! Financimi i ndërtimit të Terminaleve do të jetë direkt nga DPSHTRR, fonde nga vetëfinancimi, jo nga Buxheti i Shtetit!

(Renderat janë ilustrativ, projektet e detajuara do të varen nga pozicioni dhe ndërlidhja me akset rrugore pranë)!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga