Po mendoni të mos e përdorni makinën për një periudhë?

You are here

Po mendoni të mos e përdorni makinën për një periudhë?

Çregjistrimi i përkohshëm e bën gjithçka më të thjeshtë!

Dokumentet që ju duhen:

•⁠ ⁠Dokument identifikimi;

•⁠ ⁠Leja e qarkullimit të mjetit;

•⁠ ⁠Targat e mjetit.

Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) duhet të jenë shlyer deri në momentin e çregjistrimit.

Benefitet:

Mund ta riaktivizoni makinën kur të dëshironi;

Nuk paguani taksa vjetore gjatë periudhës së çregjistrimit;

DPSHTRR ruan targat dhe dokumentet pa kosto deri në 5 vjet.

Menaxhimi i mjetit pa stres dhe detyrime të panevojshme!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”