Rrugët më të sigurta fillojnë me zgjedhje të drejta.

You are here

Rrugët më të sigurta fillojnë me zgjedhje të drejta.

Gjatë vitit që lam pas, 9,333 mjete janë larguar përfundimisht nga qarkullimi.

Çregjistrimi përfundimtar është kryer për shkak të mosplotësimit të standardeve të sigurisë në qarkullim, mungesës së kushteve të detyrueshme teknike, si dhe amortizimit dhe konsumimit të lartë, me një moshë mesatare të flotës rreth 22 vjet.

Ky proces kontribuon në rritjen e sigurisë rrugore dhe kufizon qarkullimin e mjeteve që paraqesin rrezik për të gjithë përdoruesit e rrugës. 

Më shumë siguri në rrugë, më pak ndotje në ajër.