Z. Blendi Gonxhja- Folës i Forumit Siguria Rrugore

You are here

Përgjegjësitë dhe vizioni i transformimit të sektorit të transportit rrugor, mban në bërthamën e vet të lëvizjes, si hartues të politikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, qytetarin.

Duke ia lartësuar standardet e munguara prej kohësh, ky sektor sjell në këtë forum, përmbledhje dinjitoze e të plota të mundësive dhe mekanizmave të zhvillimit të lëvizshmërisë dhe sigurisë rrugore.

Do të flasë për këto mundësi dhe shpejtësinë e transformimit pozitiv, Z. Blendi Gonxhja, i cili nga Nëntori 2018, u emërua për të drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Përgjatë viteve, Z. Gonxhja ka mbajtur titullin e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Drejtorit të Përgjithshëm të Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit, në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”