Z. Ervin Dervishi- Folës i Forumit Siguria Rrugore

You are here

Siguria Rrugore është prioritet për GBI Health & Safety Academy.

Z. Ervin Dervishi, Drejtor i Trajnimeve në GBI, do të sjellë në forum eksperiencën e tij 17 vjeçare, në fushën e sigurisë rrugore, si pjesë e departamentit të shërbimeve të Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit. 

Mbështetja për të përmirësuar performancën e përdorimit të sigurt të rrugës dhe menaxhimit të rrezikut, është e nevojshme për të gjithë përdoruesit e mjetit. Do të trajtohen prej tij praktikat e sigurta, zhvillimi i konsulencave teknike, menaxhimi i flotës dhe optimizimi i kostove për kompanitë duke përmirësuar sigurinë rrugore, e plot të tjera. Të gjitha këto kanë qëllimin e përbashkët të forumit mbi Sigurinë Rrugore, reduktimin e rasteve të aksidenteve dhe humbjes së jetëve në rrugë.

Për më shumë informacion: www.automotivefairalbania.al


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga