Përmirësimi i mobilitetit në Shqipëri!

You are here

Shkëputur nga fjalimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Panairin e Mjedisit, Energjisë dhe Transportit!
 
..98% e lëvizjes së njerëzve e mallrave në Shqipëri kryhet përmes transportit rrugor, çka e bën këtë sektor jetik për vendin.
Pasi i ndërruam fytyrën DPSHTRR-së, pa fshesa partiake por me sisteme, projekte e reforma ligjore, sot kemi rezultate konkrete në uljen e aksidenteve ndërsa përdoruesit e rrugës shtohen, kemi investime spektakolare që po transformojnë infrastrukturën fizike dhe informatike, kemi lehtësi e modernizim të shërbimeve, besueshmëri e standarde që kurorëzohen me integrimin evropian faktik të Automotorizimit Shqiptar! Në 12 Prill nënshkruhet marrëveshja e njohjes dhe konvertimit reciprok të Lejes së Drejtimit edhe me Gjermaninë pas Greqisë e Italisë! Me FIA po punojmë për Automotoparkun e parë shqiptar në Elbasan, me pistë të certifikuar gare, Muze Retro, kompleks te ri rajonal shërbimesh e Akademi të Sigurisë Rrugore!
Sot përjetojmë rritjen më eksponenciale të flotës së mjeteve rrugore me +88% dhe rritjen me pesëfish të vlerës mesatare për mjet krahasuar me vitin 2012! 2.3 miliardë Euro janë investuar për flotën vendase në harkun 2013-2021, krahasuar me gjysëm miliard Euro që kushtoi flota e mjeteve rrugore nga viti 1991 deri në 2012! Kjo rritje fuqie blerëse, ky gjenerim ekonomie automotive dhe rritje të ardhurash nga taksat vjetore e të qarkullimit që i kthehen 1/4 komuniteteve vendore e 3/4 buxhetit qendror për investime publike e rritje mirëqenie janë një anë e medaljes! Por ne duhet të lexojmë edhe anën tjetër, problematikat e mobilitetit, stresin dhe rrezikun në trafik, përgjegjësinë për mirëadministrimin e këtij buxheti kombëtar, e më gjerë nevojat për kërkesën turistike, drejt zgjidhjeve alternative si transporti publik e miqësor me mjedisin dhe zonat më të trafikuara por edhe më ekonomik e i sigurt për qytetarin. Ndaj kemi nisur implementimin e e-Transportit që është platforma jonë e re për modernizimin e rrjetit të transportit publik, biletimin elektronik, për fiskalizimin që të mundësojmë subvencione transparente e objektive, politika sociale çmimi bilete, rritje aksesi e atraktim pasagjeri që të ulim lëvizjen individuale me makinë e të zgjedhim autobusin, të shfryjmë trafikun, të nxisim rinovim flote e të ngremë terminale moderne!

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga