Task Forca e Transportit Rrugor | Kamëz

Data e lajmit: 13 Aug 2026

Task Forca e Transportit Rrugor | Kamëz

Vijojnë veprimet e përbashkëta në terren për më shumë siguri rrugore!

DPSHTRR, së bashku me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë e Shtetit, zhvilloi kontrolle në Kamëz, me fokus dokumentacionin, rregullat e qarkullimit dhe gjendjen teknike të mjeteve.

Kontrollet e vazhdueshme kontribuojnë në një qarkullim më të sigurt për të gjithë.