Automoto Park Albania

You are here

Auto Moto Park Albania - Ngjarja më e madhe për komunitetin motorsportiv e automotiv shqiptar!

Auto Moto Park Albania - Ngjarja më e madhe për komunitetin motorsportiv e automotiv shqiptar, për tërë trojet shqipfolëse, por dhe më gjerë në rang rajonal! Jemi krenarë që po shkruajmë sëbashku një copë kaq të bukur historie e suksesi!

Auto Moto Park Albania për Motorsportin dhe Sigurinë Rrugore

Konkursi Publik për përzgjedhjen e propozimit më të mirë, ishte një hap i bukur, vendimtar e i suksesshëm!

Konkursi Publik për përzgjedhjen e propozimit më të mirë, mes katër prezantimeve pjesëmarrëse, për koncept-idenë e projektimit të Auto Moto Park Albania, ishte një hap i bukur, vendimtar e i suksesshëm!

Përtej transparencës e procesit demokratik, rëndësi absolute ka përzgjedhja me këmbë në tokë, racionale dhe realiste për kontekstin!

Një ditë historike për DPSHTRR dhe Automotorizimin Shqiptar!

Juria e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e “Auto Moto Park Albania” vlerësoi projektet e të gjitha studiove pjesëmarrëse sipas aspekteve teknike, përpjekjes për zgjidhje të zgjuara, integrimit arkitektonik e fleksbilitetit të zhvillimit të projektit.

Disa nga kriteret kryesore vlerësuese ishin: programi, dizajni i pistës, fleksibiliteti i përdorimit të saj, modulet e sigurisë rrugore, ndërlidhja, shërbimet dhe arkitektura.

Lajm SPEKTAKOLAR për motorsportin shqiptar dhe për vendin!

Ceremonia e hapjes nisi me fjalën përshëndetëse të një prej personaliteteve më të mëdha në fushën e motorsportit dhe sigurisë rrugore, Z. Jean Todt, ish-President i FIA dhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore, i cili vlerëson dhe mbështet plotësisht zhvillimin e kësaj vepre.

Ethet e shpalljes së studios fituese për projektin e AUTO MOTO PARK Albania kanë filluar!

KONKURSI NDËRKOMBËTAR për projektin e AUTO MOTO PARK Albania, Elbasan, shpall studion fituese në dt. 3 Shkurt!

Zhvillim i shumëpritur për motorsportin shqiptar dhe për vendin, për jetëzimin e ëndrrës për realizimin e Auto Moto Park të parë në historinë tonë!

Kantieri i ndërtimit të Auto Moto Park Albania, Projekti i shumëpritur nga të apasionuarit, tifozët dhe aktorët e tjerë të sektorit automotiv

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është përfshirë nga ethet e datës 3 Shkurt 2023, ku do të shpallet projekti fitues i garës ndërkombëtare ndërmjet 5 studiove të arkitekturës më të njohurat në botë për strukturat e motorsportit, të parakualifikuara zyrtarisht.

Ky projekt është ndryshe nga cdo projekt tjetër që është angazhuar deri më tani Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për nga:

Konkursi Ndërkombëtar Për Projektin e Auto Moto Park Albania Shpall Studion Fituese në Dt. 3 Shkurt

Konkursi ndërkombëtar për projektin e  Auto Moto Park Albania, Elbasan, shpall studion fituese në dt. 3 Shkurt. Zhvillim i shumëpritur për motorsportin shqiptar dhe për vendin, kur ëndrrës për realizimin e Auto Moto Park të parë në historinë tonë iu bashkuan në fazën e parakualifikimit zyrtar, në Nëntor 2022, 5 nga studiot më të mira të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 në botë, ajka e dizajnit të auto-motodromeve dhe qendrave të formimit e testimit për sigurinë rrugore.

Inspektim në Terren i Auto Moto Park Albania

Ndryshe nga çdo kantier a projekt tjetër deri tani, inspektimi në terren i punimeve që paraprijnë realizimin e Auto Moto Park Albania, me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Z.

Auto Moto Park Albania/ 5 nga Studiot më të Mira të Projektimit në Botë të Auto-Motodromeve Shprehin Interesin e tyre

Një lajm spektakolar për motorsportin shqiptar dhe për vendin, kur ëndrrës për realizimin e Auto Moto Park, të parë në historinë e vendit tonë iu bashkuan në fazën e shprehjes së interesit 5 nga studiot më të mira të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 në botë, ajka e dizajnit të auto-motodromeve dhe qendrave të formimit e testimit për sigurinë rrugore.

FIA Motorsport Games 2022 / Shqipëria dhe Kosova pjesëmarrëse

FIA Motorsport Games 2022! 

Shqipëria dhe Kosova  do të përfaqësohen nga pilotë në tre disiplina të ndryshme në Edicionin e 2-të të kompeticionit botëror, FIA Motorsport Games 2022 që do të zhvillohet më 26-30 Tetor në Marsejë, Francë.

Krenari për FIA Motrsport Games.

Automoto Club Albania dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të jenë në event edhe për takime pune me FIA ( Federation Internationale de l'Automobile) për projektin e Automotoparkut të parë Shqiptar, për prezantim e promovim në detaj të ecurisë së punës dhe procedurave.

Projekt-Dizajni për Automotoparkun e Parë Shqiptar në Fazë Gare Ndërkombëtare

Projekt-Dizajni për Automotoparkun e parë shqiptar është në fazë gare ndërkombëtare.

Vepra e shumëpritur nga komuniteti i motosportit do të përfshijë cirkuitin e parë në vend të homologuar nga Federation Internationale de l'Automobile, pistë Drag, muze koleksioni Retro, qendër profesionale testimi e formimi dhe struktura të tjera për shërbime e aktivitete.

Webi zyrtar:  www.automotopark.al

Në Proces Konkursi Ndërkombëtar për Automotoparkun

Auto Moto Park Albania, tashmë është në fazë realizimi.

Aktualisht po punohet me pritat lumore mbrojtëse, punohet me rruget lidhëse nga Unaza e Elbasanit dhe nisin 2 lote punimesh të tjera për projektet e infrastrukturës mbështetëse.

Në proces është gjithashtu Konkursi Ndërkombëtar për Automotoparkun.

Nga një ëndërr drejt një vepre të shumëpritur prej komunitetit të motosportit dhe aq të nevojshme për kulturën e sigurisë rrugore.

Forum dhe Dëgjesë për Projektin Automoto Park Albania

Brenda Automotive Fair Albania u zhvillua forumi dhe dëgjesa e dytë për projektin ambicioz të Automoto Park Albania.

Kjo dëgjesë u zhvillua me grupe interesi, ekipe, klube, federatë, ekspertë e të ftuar nga bota e automoto-sportit. 

Me orë të  tëra gjatë këtij eventi u zhvilluan prezantime, pērditësime me informacione për statusin aktual të projektit, pyetje-përgjigje dhe diskutime. 

Forumi AutoMoto Park Albania në Automotive Fair Albania

Formula 1 në Shqipëri?!  Le ta mendojmë të kryer.

Një ëndërr e shumëpritur që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së shpejti mendon ta bëjë realitet.

Ky hap historik për automotorizimin shqiptar, për edukimin mbi sigurinë rrugore dhe motosportin, si dhe për promovimin e kulturës automotive, do shpalosë idetë më 19 Qershor, ora 17:00,  pranë Expocity, në Automotive Fair Albania.

Zbardhet Vendimi i Qeverisë Shqiptare për AUTO MOTO PARK-un e parë shqiptar

Qeveria shqiptare zbardhi vendimin për Auto Moto Park-un e parë shqiptar. 

Ky do të jetë një hap historik për automotorizimin shqiptar, për edukimin mbi sigurinë rrugore dhe motosportin, si dhe për promovimin e kulturës automotive.

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë rreth 5.3 km bëhet zyrtarisht me një truall zhvillimor, me sipërfaqe prej  550,000+ m2 në Krastë, në Elbasan, sipas standardeve të FIA (Federatës Ndërkombëtare të Automobilave), FIM ( Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit) dhe CIK (Komisioni Ndërkombëtar i Kartingut). 

Greqia përshëndet projektin e Automoto Parkut në Elbasan!

    Kënaqësi kur fqinjët jugorë na përmendin për punë e projekte të mira, me efekt rajonal e përtej kufijve tona! Komuniteti grek i automotosportit do të jetë gjithashtu përfitues i një infrastrukture të mirëfilltë si e Automotoparkut të Elbasanit, nga pozicioni strategjik gjeografik dhe si standarde sigurie e teknike!